Ministra e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka reaguar me një postimi në rrjetin social Twitter pas dështimit për të arritur një marrëveshje për targat e paligjshme “KM”, gjatë bisedimeve urgjente në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se “zgjidhja e qëndrueshme arrihet vetëm nëpërmjet shtetit ligjor.
Tutje, e para e Diplomacisë kosovare, ka shtuar se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Por sipas saj “kjo mund të arrihet në mënyrë të qëndrueshme vetëm përmes zgjidhjeve të drejta, me njohjen reciproke në qendër”.
Republic of Kosova remains committed to dialogue on normalization of relations with Serbia. That can be sustainably achieved only by fair and just solutions, with mutual recognition in the center. Never through appeasement of troublemakers and criminals, only with the rule of law
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) November 21, 2022
Ajo ka përfunduar duke thënë se asnjëherë nuk do të jenë në një linje me kriminelët dhe rrëmujëbërësit.