Përfaqësuesja e Holandës ka mposhtur Senegalin me rezultat dy me zero, kështu duke shënuar fitoren e parë në botërorin “Katar 2022”.
Golin e epërsisë për Holandën, e ka shënuar sulmuesi i krahut, Codu Gakpo. Gakpo shënoi me kokë në minutën e 84-të pas harkimit të De Jongut. Klaassen shënoi në minutën fundit të lojës së rregull për të thelluar rezultatin për Holandë në 2 me 0.
Holanda është në grupin A së bashku me Ekuadorin Senegalin dhe nikoqirin e e këtij botërori Katarin.
Holanda dhe Ekuadori do të ndajnë pikët nga tri secila pas fitoreve në ndeshjet e para të këtij botërori.