“Kurti shkon e negocion me Vuçiqin një vendim që e ka marrë me vetëdije të plotë”

Sipas Astrit Gashit, Kurti e kishte refuzuar ShBA-në nën pretekstin se Kosova është shtet sovran


Analisti, Astrit Gashi ka komentuar dialogun në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku ka thënë se Kurti për çështjen e targave nuk i kishte dëgjuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por të hënën e 21 nëntrorit atë e diskutoj me Vuçiqin.

Sipas Gashit, Kurti e kishte refuzuar ShBA-në nën pretekstin se Kosova është shtet sovran.

“A është ma vendim sovran me shty kur të kanë thënë ShBA-të apo me negociua me Vuçiqin”, ka pyetur Gashi.

Më tej, Gashi ka thënë se beson që Kurti kur e ka marrë këtë vendim, ka planifikuar një hyrje edhe një dalje nga ai plan.

“Nuk pajtohem me deklaratën e Borrellit, pajtohem me kryeministrin dhe presidenten Vjosa Osmani kur thonë që është qëndrim i njëanshëm që një ndërmjetësues nuk duhet ta ketë”, ka thënë ai.

Gashi në Debat Plus në RTV Dukagjini ka thënë se është i interesuar ta dijë qëllimin e këtij vendimi duke u deklaruar se ai është i mendimit që mos të shtyhet ky vendim për targat e paligjshme “KM”.

“Kurrë në jetë nuk kisha besuar që kryeministri Albin Kurti shkon e negocion një vendim që ka marrë me vetëdije të plotë” dhe atë me Vuçiqin, ka deklaruar ai.


Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika