Haradinaj kërkon nga Kurti pezullimin e vendimit të targave: Është momenti i fundit që palët të bien në ujdi për marrëveshje

Ramush Hradinaj, Kryetar i AAK-së





Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është momenti i fundit që Qeveritë e dy palëve të dakordohen për marrëveshjen e paqes për njohje dhe të heqin dorë nga veprimet që sipas tij rrezikojnë jetët e njerëzve.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që mos ta implementojë fazën e dytë të vendimit për çështjen e targave.

“Është momenti i fundit që qeveritë në Beograd e në Prishtinë, të ulen e të bien në ujdi për marrëveshjen e paqes për njohje, e të heqin dorë nga veprimet që rrezikojnë jetët e njerëzve”.

“I bëj thirrje Kryeministrit ta pezullojë zbatimin e vendimit për targat deri në arritjen e marrëveshjes për njohje të ndërsjellë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai po ashtu, i është drejtuar edhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke u bërë thirrje që të kenë rol aktiv në qetësimin e situatës.

“I bëj thirrje Kryetarit të Kuvendit që urgjentisht ta thërras Parlamentin në seancë të jashtëzakonshme, që të miratohet Rezoluta e propozuar prej AAK, për tejkalimin e situatës së krijuar. Po ashtu i kërkoj Presidentes të marrë rol aktiv në qetësimin e situatës dhe në kapërcimin e ngërçit të krijuar”, shkroi ai.

Në ndërkohë, Haradinaj i ka ftuar të gjithë qytetarët serb që të përmbahen nga aktet e dhunës dhe të mos bien pre e kalkulimeve politike të regjimit në Beograd.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika