BE i kundërpërgjigjet Kurtit: I pavërtetë pretendimi për heqje dorë nga propozimi për normalizim marrëdhëniesh

Albin Kurti, BE (ilustrim)

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka thënë të hënën se është i pavërtetë çfarëdo pretendimi se Bashkimi Evropian është duke hequr dorë nga propozimi për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, i cili, sipas tij, mbështetet nga Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara, shkruan REL.

Ai i ka bërë këto deklarata pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk kanë arritur marrëveshje për çështjen e targave, në një takim urgjent të thirrur nga Bashkimi Evropian në Bruksel.

Kurti ka thënë se propozimi i Bashkimit Evropian për çështjen e targave ilegale serbe ka qenë i papranueshëm dhe se ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian “kanë hequr dorë” nga propozimi i tyre për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Me keqardhje mund të them se në këtë rast Borrell praktikisht hoqi dorë nga ky afati i marsit 2023 dhe nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Kurti.

Gjatë ditës së hënë pas më shumë se tetë orëve takim në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të ndërmjetësuar nga BE, tashmë i njëjti ka përfunduar, por pa sukses.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, në një konferencë për media ka thënë se Kosova ka vendosur që ta vazhdojë më masën e gjobitjes për automjetet e targave ilegale, që nga 22 nëntori.

“Por pas disa orësh diskutimi të dyja palët, dy palët nuk u morën vesh për një zgjidhje sot. Mendoj se është në përgjegjësinë e tyre për çdo eskalim të mundshëm të situatës. Për transparencë duhet të them se kemi se ne e kemi propozuar një marrëveshje që mund ta shmangte këtë situatë. Vuçiq e pranoi këtë propozim Kurti jo”, ka thënë Borrell.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika