I ftuar në emisionin “Dueli Botëror”, trajneri i njohur, Bylbyl Sokoli ka lavdëruar kombëtaren angleze për cilësinë që ka.
Sokoli “potencoi se “ekipi i Anglisë tregoi shumë dëshirë të madhe. Të gjithë janë yje”.
Ai po ashtu shtoi se “secili lojtar që dëshiron të futet brenda në fushën e gjelbër dëshiron ta jep maksimumin”.
Kjo është vetëm nata e tretë e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.
Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.