I ftuar në emisionin “Dueli Botëror”, reperi i njohur MC Kresha ka treguar pse i një rresht në këngënë “Semafori”, trajnerit Ismet Munishit.
“Jo pse e kom shok Ismetin, por është atraksion për futbollin e Kosovës”.
Ai shtoi se “Ismeti është motivues, në çdo skuadër ka nxjerrë talenta. 10-shi i skuadrës është njeriu më i rëndësishëm në ekip dhe Ismeti e ka bartë 10-shin”.
Kresha po ashtu përmendi se edhe pëlqimi që e kanë pasur të dy ndaj Maradonës ka qenë njëra ndër arsyet tjera.
Kjo është vetëm nata e tretë e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.
Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.