Një 12-vjeçare, dyshohet se është dhunuar nga një person i gjinisë mashkullore në Ferizaj.
Në raportin e Policisë së Kosovës, thuhet se nëna e viktimës e kishte raportuar rastin duke thënë se vajza e saj 12-vjeçare kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e saj.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e moshës 12 vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dinte për vendndodhjen e saj. Njësitë policore kanë arrite të gjejnë viktimën. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Në lidhje me këtë rast, Portali Dukagjini, ka kontaktuar me zëdhënësen e Prokuorisë në Ferizaj, Vjosa Bahtiu, e cila e ka konfirmuar se kanë paraqitur në gjykatë kërkesën për masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30-ditësh ndaj të dyshuarit.