Një person i gjinisë mashkullore nga komuna e Prizrenit, është arrestuar nën dyshimet se e ka ngacmuar një vajzë të mitur.
Në Raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se i dyshuari ishte në gjendje të dehur.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ngacmuar viktimën femër kosovare e mitur. I dyshuari ishte në gjendje të dehur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.