Personi i cili dyshohet se e ka dhunuar një vajzë të mitur 12 vjeçare në Ferizaj është i moshës 19-vjecare.
Nga Gjykata e Ferizajt, në një prononcim për Portalin Dukagjini, kanë thënë se e kanë pranuar kërkesën e prokurorisë për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit, dhe se seanca për këtë çështje do të mbahet të martën (sot) në orën 10:30, me dyer të mbyllura.
“Kërkesën e kemi pranu, seancën përgatitore gjyqtari edhe pak do ta mbajë, seanca është e mbyllur. Gjatë ditës merret vendimi, do të njoftoheni me komunikatë”, ka thënë Gentiana Hoxha nga Gjykata e Ferizajt.
Ndryshe, zëdhënësja e Prokuorisë në Ferizaj, Vjosa Bahtiu, e ka konfirmuar se kanë paraqitur në gjykatë kërkesën për masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30-ditësh ndaj të dyshuarit për veprën penale të dhunimit.
Në raportin e Policisë së Kosovës, thuhet se nëna e viktimës e kishte raportuar rastin duke thënë se vajza e saj 12-vjeçare kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e saj.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e moshës 12 vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dinte për vendndodhjen e saj. Njësitë policore kanë arrite të gjejnë viktimën. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë”, thuhet në raport.