Vendi ku dyshohet se ka ndodhur dhunimi i një vajze 12-vjecare nga Ferizaj, mësohet të jetë shtëpia e te dyshuarit i cili është 19 vjeç.
Ai është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është bërë kërkesa për paraburgim prej 30 ditësh nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, për RTV Dukagjinin, ka thënë se viktima ka shkuar me vullnet në shtëpinë e të dyshuarit.
“Ne e kemi bërë kërkesën për paraburgim, viktima është e nacionalitetit shqiptar. Ajo cka dihet deri tash është se viktima ka shkuar me vullnet tek shtëpia e të pandehurit”, ka thënë ai.
Gjykata në Ferizaj, pritet që të martën gjatë ditës të marrë vendim për masën e paraburgimin ndaj të dyshuarit.
Ndryshe, për rastin ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
“Ferizaj 21.11.2022 – 01:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e moshës 12 vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dinte për vendndodhjen e saj. Njësitë policore kanë arrite të gjejnë viktimën”, thuhet në raportin policor.
I dyshuari u bë e ditur se është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.