Edhe pse favorite, kombëtarja e Argjentinës në krye me Lionel Messi, nuk ka arritur të nxjerrë pikë ndaj kombëtares së Arabisë Saudite.
Argjentina e filloi mirë ndeshjen duke shënuar në minutën e dhjetë të pjesës së parë.
Me këtë rezultat edhe përfundoi kjo pjesë, derisa në pjesën e dytë u pa krejtësisht lojë tjetër nga sauditët.
Për pesë minuta ata shënuan dy gola, për të dërguar rezultatin në një me dy në të mirë të tyre.
Golin e shënoi S. Al-Shehri, pas një hutimi në mbrojtjen e kombëtares së Argjentinës.
Në minutën e 54, S. Al Dawsari shënoi për rezultatin 1:2. Pjesa e dytë i kishte 14 minuta lojë shtesë për shkak të ndërprerjeve të shumta të lojës, por as kjo nuk mjaftoi që Argjentina të marrë pikë në këtë ndeshje.
Golin e vetëm për Argjentinën e shënoi, Lionel Messi nga penaltia.
Arabia Saudite i ka dhënë fund serisë së Argjentinës prej 36 ndeshjesh pa humbje në ndeshjen e parë të Kupës së Botës.