Kombëtarja e Danimarkës dhe ajo e Tunizisë, kanë barazuar në ndeshjen e tyre në kuadër të Kampionatit Botëror që po mbahet në shtetin e Katarit.
Danimarka ishte më insistuese për të shënuar, duke krijuar disa raste të mira për gol, por që për më shumë se 90 minuta lojë nuk ia doli ta bëjë një gjë të tillë.
Në minutën e 94-të, të lojës shtesë në zonën e golit të Tunizisë ishte një rast i kontestueshëm për mundësi penaltie në favor të Danimarkës, por me ndihmën e VAR-it, arbitri kryesor vendosi që të mos akordohej
Danezët luajtën me formacionin 3-5-2 kurse kombëtarja e Tunizisë, me formacionin 3-4-3.
Posedimin e topit në një përqindje të vogël e ka zotëruar Danimarka 60 me 40.
Tunizia ndërkohë kishe realizuar gjashtë gjuajtje në drejtim të portës së danezëve, të cilët e kishin një goditje më shumë se ta (7).
Danimarka dhe Tunizia janë në një grup me Francën dhe Australinë, të cilat do të luajnë më vonë në orën 17:00 të së martës.