30 ditë paraburgim për 19 vjeçarin që dyshohet se dhunoi një 12 vjeçare

Një 12 vjeçare dyshohet se është dhunuar seksualisht gjatë së dielës, në një fshat të komunës së Ferizajt. Sipas kryeprokurorit të Prokurorisë në këtë komunë, viktima kishte shkuar me dëshirë te 19 vjeçari që tashmë gjendet në paraburgim. Por, nëna e viktimës e kishte lajmëruar në Polici të bijën si të zhdukur. Sipas Qendrës për punë sociale, gjendja emocionale e viktimës është e rëndë

Ilustrim





Në këtë shtëpi në Sojevë të Ferizajt, dyshohet se dy ditë më parë u dhunua seksualisht një 12 vjeçare.

Arrestimi i Denis Sylës, që është 19 vjeçar, u bë mesnatën e së hënës nga Policia e Kosovës, pas paraqitjes në stacion policor të nënës së viktimës, e cila e paraqiti të zhdukur të bijën.

Ekipi i RTV Dukagjinit, ka qëndruar në këtë fshat dhe në shtëpinë ku dyshohet se ka ndodhur dhunimi, por aty nuk ka qenë askush.

Fqinjët thanë se ka kohë që familja e të dyshuarit jeton jashtë Kosovës dhe se në këtë shtëpi nuk ishte duke jetuar askush.

Ata treguan se bashkë me zyrtarët policor, e pranishme ishte edhe nëna e 12 vjeçares.

Nga Qendra për punë sociale në Ferizaj, kanë thënë se gjendja emocionale e viktimës është e rëndë dhe se për momentin vajza është duke qëndruar me nënën e saj.

“Qendra për punë sociale ka caktuar edhe menaxherin e lëndës, i cili edhe e ka bërë planin e veprimit. Në Planin e veprimit të menaxherit, të landës është parashikuar që fëmiju duhet, të vizitohet nga psikolog klinik. Personalisht jam marr edhe vetë me rastin ku kam biseduar me vajzën dhe nënën e vajzës, është e vërtetë që vajza është në një gjendje jo të mirë emocionale, por që është referuar tek psikologu klinik këtu në Ferizaj”, ka thënë Adelina Rexhepi-Braha, ushtruese e detyrës së drejtoreshës së QPS.

Në anën tjetër, me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar 30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit, me arsyetimin se ekziston dyshimi i bazuar se ai ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën që është nën 14 vjeç.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Habib Zeqiri, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri me datë 20 nëntor 2022, në kohë të pacaktuar, në një fshat në Komunën e Ferizajt, përkatësisht në shtëpinë e tij, ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – e mitur, e cila është nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjeçare, me ç`rast ka kryer akt seksual me të dëmtuarën. Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, është thënë në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Para kamerës, për rastin nuk deshi të flasë kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj, derisa përmes telefoni ka shtuar se viktima kishte shkuar me vetë dëshirë tek personi i dyshuar, dhe se rasti ka ndodhur të dielën.

RTV Dukagjini ka mësuar, se 19 vjeçari i dyshuar për dhunim, në Polici ka mohuar të kenë pasur marrëdhënie seksuale me të miturën, derisa avokati i tij mbrojtës ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit për masën e sigurisë.

 

 

 





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika