Kombëtarja franceze e ka mbyllur me sukses ndeshjen e parë në kuadër të grupit D, që është përballur me Australinë.
Krahas pjesës së parë e cila u mbyll me rezultat 2-1, pjesa e dytë ishte më e ndezur, që rezultati përfundimtar mbeti 4-1.
Shkëlqimin Francës, i’a arritën yjet e njohur kudo, Kylian Mbappe, Olivier Giroud e Antoine Griezmann.
Megjithatë, në minutën e 9-të, ishte Australia ajo që kaloi në epërsi kundër Francës, gol ky i shënuar nga Craig Goodwin.
Më pas në minutën e 27-të të ndeshjes, Franca arriti të barazoi rezultatin me golin e Adrien Rabiot, të asistuar nga Theo Hernandez.
Pa u vonuar shumë, goli pasues për Francën erdhi në minutën e 32-të, gol ky që e kaloi në epërsi dhe ishte i shënuar nga Olivier Giroud.
Nisja e pjesës së dytë, i gjeti me energji të madhe yjet francezë, që lojtari që njihet për hapa të shpejtë, Mbappe arriti të shënoi në minutën e 68-të të lojës, duke e çuar rezultatin 3-1.
Kjo është gola e parë e superyllit Kylian Mbappe, për këtë Kampionat Botëror.
Ndërsa, tre minuta më vonë, pra, në minutën e 71-të me një krosim të gjuajtur nga Mbappe me këmbën e artë, koka e sulmuesit Giroud arriti të shënojë gol, duke e kaluar rezultatin 4-1.
Sa i përket dominimit, Kampionja në fuqi ka dominuar në pjesën më të madhe të ndeshjes, veçanërisht pjesën e dytë.
Në këtë ndeshje u dhanë dy kartona të verdhë njëri për M. Duke, tjetri për J. Irvine dhe pati 7 minuta lojë shtesë në pjesën e dytë.