Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, bashkë me anëtarin e VV-së Adnan Rustemi, e kanë quajtur përpjekje të kundërligjshme tentimin e opozitës për ta miratuar themelimin e komisionit hetimor të energjisë.
Në një konferencë për media, Kusari tha se nuk janë kundër themelimit të këtij komisioni, porse sipas saj kjo nuk bëhet nëse opozita i fyen e i akuzon ata.
“VV refuzoi të bëhet pjesë e kësaj vendimmarrje. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur në raport me kërkesat për hetim parlamentar, Ne nuk mund t’ia bëjmë numrat opozitës kur bëjnë shkelje, përkundër faktit që ne mbështesim”, deklaroi ajo.
Kusari ka shtuar se, nuk mund t’ia bëjnë numrat opozitës nëse këta të fundit vazhdojnë ta paragjykojnë partinë në pushtet. Sipas saj, partitë opozitare po tentojnë që në kundërshtim me ligjin të miratojnë komisione.
“Ajo çka ne po shohim sot është një qasje kundërthënëse kur po kërkohet mbështetja jonë por edhe po paragjykohet ende pa filluar votimi. Deri në një rrethanë kur ata ofrojnë një zgjidhje që është e pranueshme, ne nuk mund të ju dalim në ndihmë përderisa bëjnë gabime që përcillen me shkelje të normave ligjore”, tha Mimoza Kusari-Lila”, ka shtuar ajo.
Ndërkaq, Adnan Rrustemi, tha se qasja e opozitës, sipas tij tregon më shumë se nuk dëshirojnë ta formojnë komisionin, por vetëm të gjejnë fajtor.
Në fund Kusari, fajësoi, partitë opozitare, për mos miratimin e katër marrëveshjeve ndërkombëtare.