Përkundër garancive të Elon Musk se Twitter do të ishte pa gjuhën e urrejtjes, një raport tregon se postimet raciste kundër futbollistëve në Kupën e Botës po lejohen dhe platforma në fjalë nuk po bën asgjë për t’i fshirë ato ose për të sanksionuar llogaritë që i kanë postuar, edhe pse ata u raportuan gati një javë më parë.
Përpara fillimit të Kupës së Botës FIFA 2022, e cila po zhvillohet në Katar, Musk postoi në Twitter se politika e re në Twitter është liria e fjalës, por jo liria e arritjes, duke shtuar se çdo tweet negativ ose urrejtje do të debostohet dhe demonetizohet maksimalisht, duke nënkuptuar se ata nuk do të fitonin para nga Twitter në këtë mënyrë.
Raporti tregon që postimet racore në Twitter të lojtarëve të Kupës së Botës nuk janë fshirë
Former England defender Rio Ferdinand wants social media companies to do more as he fears players will be targets of racial abuse during the World Cup.
Full story 👇#BBCFootball
— BBC Sport (@BBCSport) November 7, 2022
Qendra Kundër Urrejtjes Dixhitale është një organizatë jofitimprurëse britanike që bëri një studim i cili zbuloi se mbi 100 cicërima abuzive racore u drejtoheshin lojtarëve të Kupës së Botës përpara fillimit të turneut, pa u fshirë nga moderatorët e përmbajtjes së platformës.
Ndër tweet-et që janë fyerjet ndryshojnë dhe mund të gjendet fjala N, si dhe emoji me majmun dhe banane, ku njerëzit u thonë të kthehen në vendet e tyre, ndërsa të tjerët talleshin me përdorimin e “anglishtes”.
Disa nga lojtarët me ngjyrë që ky studim kërkimor zbuloi se ishin në shënjestër janë Bukayo Saka, Marcus Rashford, Gabriel Jesus, Jadon Sancho, Richarlison, Mohamed Salah dhe të tjerë, raporton Marca.
Twitter është kaos pas marrjes së platformës nga Elon Musk
Twitter po e ka të vështirë të trajtojë rritjet masive të trafikut të prodhuara nga Kupa e Botës FIFA 2022 në Katar, edhe më shumë për shkak të rreth 5 mijë punonjësve që janë pushuar nga puna në tri javët e fundit, qëkur Musk mori përsipër platformën e mediave sociale.
Imran Ahmed, CEO i Qendrës Kundër Urrejtjes Dixhitale ka thënë se hulumtimi i tyre vërteton se Twitter-i i Elon Musk nuk është më i përshtatshëm për qëllimin dhe duhet të frenohet.
Sipas tij, racistët kërkojnë të dërgojnë një mesazh se nëse edhe heronjtë kombëtarë mund të jenë në shënjestër të pandëshkueshëm, atëherë as të tjerët nuk janë të sigurt.