Gjermania ka arritur të shënoj golin e parë ndaj Japonisë të mërkurën e 23 nëntorit, për Grupin E të Kampionatit Botëror.
Goli është shënuar në minutën e 33-të, nëpërmjet mesfushorit Ilkay Guendogan. Guendogan shënoi nga penalltia, të cilën e fitoi David Raum.
İlkay Gündogan shënon golin e tij të parë në turneun më të madh të futbollit me penalltinë e pestë në Kupën e Botës në dhjetë ndeshje.
Ndeshja që është duke u zhvilluar në stadiumin “Khalifa Interantional” dhuroi edhe një gol nga kombëtarja japoneze në minutat e para, por u anulua për shkak të pozitës jashtë lojë. Këtë gol që doli të jetë jashtë loje e realizoi Daizen Maeda.
⚽ İlkay Gündoğan (P)
🅰️ –
🇩🇪 Alemanha 1×0 Japão 🇯🇵 pic.twitter.com/c6AIXiMvy7— Gols da Copa (@golsdacopa22) November 23, 2022
Gjermania e rriti ritmin pas një fillimi të vështirë, me mbrojtësin e majtë David Raum, i cili u bë një kërcënim i vazhdueshëm për japonezët, dhe ai ishte vendimtar në fitimin e një penalltie në minutën e gjysmë ore pasi u rrëzua nga portieri japonez Shuichi Gonda.
Kombëtarja gjermane kishte arritur të shënoj edhe golin e dytë nga Kai Havertz, në minutën e 45+3, por nga ky gol u kontrollua nga VAR dhe doli të jetë jashtë lojës.
Gjermania kishte dominuar në masë të madhe para golit dhe kalimi në epërsi vetëm sa i ka ndihmuar në kontrollin e lojës
Përpjekjet nga Gundogan dhe Jamal Musiala nga distanca nuk mungonin, por Joshua Kimmich testoi portierin pikërisht në pjesën e parë.
Pas 45 minutave të parë, rezultati është 1:0 në favor të Gjermanisë. Po ashtu, në grupin E bëjnë pjesë edhe Spanja e Kosta-Rika.