Në 24 orët e fundit, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, janë kryer 1833 testime.
Në betejën me Covid-19 ka humbur jetën një pacient, ndërkaq janë regjistruar 133 raste të reja.
Nga 133 raste të infektimit, 20 janë riinfektime. Ndërsa, të rikuperuar janë regjistruar, gjithsej, 156 pacientë brenda 24 orëve të fundit.
Raste aktive me COVID-19, sipas MSH-së, raportohet të jenë 801.
Deri më tani janë bërë, gjithsej, 1 milion e 999 mijë e 2 testime të COVID-19 në vend.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, që nga fillimi i pandemisë, ka shkuar në 308 mijë e 752 pacientë, ndërsa i të shëruarve 298 mijë e 688, i vdekjeve 9 mijë e 263.