Shtetet e Bashkuara po dërgojnë 400 milionë euro të tjera municion dhe gjeneratorë në Ukrainë, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.
SHBA-ja po tërheq pajisjet nga rezervat e veta për të mbështetur Kievin sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi Rusia vazhdon të synojë burimet e energjisë të Ukrainës në prag të ardhjes së dimrit, transmeton CNN.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken.
“Unë kam drejtuar tërheqjen e armëve dhe pajisjeve të tjera me vlerë 400 milionë dollarë inventarë në Ukrainë. Ky është tërheqja jonë e 26-të që nga gushti 2021. Ndërsa Ukraina i shtyn forcat ruse, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë përkrah Ukrainës”, ka shkruar ai.
I have directed the drawdown of another $400 million worth of arms and equipment from @DeptofDefense inventories to Ukraine. This is our 26th drawdown since August 2021. As Ukraine pushes back Russia’s forces, the United States continues to stand #UnitedWithUkraine.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) November 23, 2022
Ndihma totale ushtarake e SHBA-ve për Ukrainën arrin në rreth 19.7 miliardë dollarë që nga fillimi i administratës së Joe Biden.