Golin që vendosi Belgjikën në epërsi e shënoi M. Batshuayi në minutën e 44-të.
Belgjika u takua me Kanadanë në kuadër të ndeshjes hapëse të grupit F, takim të cilin e mbylli me rezultatin e shënuar në pjesë të parë, 1-0.
Kanadaja humbi një penallti nga Alphonso Davies, penallti kjo e pritur nga Thibaut Courtois.
Në fund Belgjika doli fituese, ku tani me 3 pikë udhëheq grupin.
Në komentet e dhëna në BBC, ndonëse Kanadaja po vlerësohet të ketë dhënë gjithçka, e njëjta doli pa asgjë ndërsa Belgjika shkon direkt në krye të Grupit F.