AAK nuk do të marr pjesë në Kuvend për asnjë votim

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se grupi parlamentar i partisë së tij, nuk do të marrë pjesë në asnjë votim në Kuvend, deri sa të themelohet Komisioni hetimor për sektorin e energjisë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, njoftoi të martën se deputetët e kësaj partie nuk do të marrin pjesë në asnjë votim në Kuvend, pa u themeluar Komisioni hetimor parlamentar për sektorin e energjisë.

Këtë e bëri të ditur përmes konferencës për media, ku Haradinaj tha se formimi i këtij komisioni u pengua nga ana e Qeverisë dhe se nga dhjetëra miliona euro janë shpenzuar për ta paguar rrymën në veri të vendit.

“Edhe pse vendi ka hyrë në një krizë të thellë ekonomike, sot të gjithë jemi dëshmitarë se ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte. Qeveria e pengoi themelimin e Komisionit hetimor parlamentar për shpenzimet në subvencionimin e sektorit të energjisë. Për këto arsye dhe shumë të tjera, Grupi Parlamentar i AAK-së nuk do të marrë pjesë në asnjë votim deri në themelimin e këtij Komisioni”, u shpreh i pari i AAK-së në konferencën para gazetarëve.

Ai përmendi edhe disa çështje të tjera si Ligji i Pagave dhe projekti i gazsjellësit amerikan, duke thënë se si parti janë të shqetësuar nga “disa situata të rrezikshme që i ka krijuar Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Kurti”.

Ramush Haradinaj, kreu i partisë së AAK-së

Haradinaj për Ligjin e pagave gjithashtu shtoi se duhet të rriten 30% më shumë.

“Jemi të shqetësuar për vonesën për hyrje në fuqi të strategjisë së sigurisë kombëtare. Jemi po ashtu të shqetësuar që qeveria po vazhdon ta mbajë të bllokuar projektin për gazin amerikan. Jemi të shqetësuar se pse kryeministri po e bllokon një projekt amerikan dhe në këtë mënyrë po i rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në dhe sigurinë e vendit Jemi të shqetësuar edhe për vonesën e Ligjit të Pagave”, deklaroi Haradinaj.

Konferenca për media nga kreu i partisë AAK erdhi si pasojë e mosvotimit në seancën e së martës për Komisionin Hetimor për energji, të iniciuar nga PDK-ja, ku të gjitha partitë opozitare e kishin lëshuar sallën.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika