Protesta në Graçanicë – e qetë dhe pa incidente, morën pjesë rreth 500 persona

Protesta e së mërkurës në Graçanicë, sipas Policisë së Kosovës ka kaluar e qetë dhe pa incidente, teksa thuhet se pjesëmarrës ishin rreth 500 persona

Qytetarët serbë në komunën e Graçanicës kanë protestuar me qëllim të mbështetjes së pjesëtarëve të komunitetit serb në veri të Kosovës





Serbët në komunën e Graçanicës, të mërkurën e 23 nëntorit kanë protestuar me qëllim të mbështetjes së pjesëtarëve të komunitetit serb në veri të Kosovës, dhe bërjes publike se nuk ka ndarje mes serbëve nga veriu dhe jugu.

Kjo protestë sipas njoftimit të Policisë së Kosovës ka kaluar e qetë dhe pa incidente.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rreth 500 persona ishin pjesëmarrës në këtë tubim.

 Raportohet se rreth 500 persona, kanë protestuar para shtëpisë se kulturës lidhur me mbështetjen e qytetarëve në Mitrovicën e Veriut. Protesta ka përfunduar e qetë, pa incidente”, thuhet në njoftim.

Si pasojë e tensioneve të ngritura, serbët e veriut të Kosovës kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

Ndryshe, në po të njëjtën ditë, me këngë nacionaliste e pankarta në duar, nënat serbe të Kosovës kanë protestuar “kundër getos” së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Të organizuara, qindra gra dhe vajza kanë mbushur sheshin “”Knjez Lazari”.

“Gratë e bashkuara lirojnë geton”, “Nuk është modë, dua paqe”, “Kurti, nuk do të të paguaj haraç”, “Kurti nuk do të të jap fëmijë”, “Dua që djalin ta përgatisë për dasmë, Kurti mjaft më me konflikte”, janë disa nga pankartat që ato mbajnë në duar.

Një nga protestueset, ka thënë se qëllimi i tyre është paqja dhe jo lufta.

“Ne nuk duam luftë ne duam paqe. Ne nuk duam që fëmijët tanë të na pyesin çka janë barrikadat, ne dhamë qetësi”, ka thënë ajo.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika