Një e mitur kosovare ka raportuar se e njëjta është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar.
Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se ngjarja kishte ndodhur gjersa e mitura gjersa ishte në vizitë te motra e saj. Ndonëse rasti sipas të miturës, ka ndodhur në tetor të këtij viti, i njëjti u raportua të mërkurën e 23 nëntorit.
“Viti, tetor-2022 Viktima femër kosovare (e mitur) me 23.11.2022 ka raportuar se gjersa ishte në vizitë te motra e saj, është dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Krahas kësaj, bëhet e ditur se nuk raportohet për të arrestuar dhe se rasti në fjalë po vazhdon të hetohet.