Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e 24 nëntorit në Kuvendin e Kosovës ka thënë se arsyeja se pse nuk e ka pranuar kërkesën e ndërkombëtarëve për shtyerjen e afatit kohor për targa për 10 muaj është sepse kjo sipas tij do të tregonte “paaftësinë e shtetit të Kosovës”.
“Me anë të mungesës së shpejtësisë së konvertimit të veturave, do e pranoja paaftësinë e shtetit të Kosovës. Nuk kam mundur të pranoj diçka që nuk kam besuar”, teksa ka shtuar “nëse do thoja si kryeministër që më duhen disa muaj për të konvertuar ato targa ilegale, atëherë do ishte problem”.
Ai ka thënë se me marrëveshjen e arritur në Bruksel të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave nuk është cenuar asnjë substancë e shtetit të Kosovës.
“Unë besoj që dobia ka qenë shumë e madhe, nuk kemi cenuar asnjë substancë të vendit tonë”.
Sipas Kurtit, institucionet e Kosovës kanë pasur kapacitete për të riregjistruar të gjitha veturat me targat RKS, kështu duke iu përgjigjur kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i cili tha se “Qeveria duhet t’i ketë kujdes raportet me ShBA-të dhe BE-në”.
“Fjalën e fundit do ta ketë Kuvendi për këtë duhet t’i renditni gjërat”, ka thënë Kasniqi.
Ndërsa Kurti ia ktheu “jo fjalën e fundit, por Kuvendi duhet ta ketë fjalën rregulliosht”.
“Unë jam kryeministri më i rregullt në Kuvend, madje më shumë se sa shumë deputetë që vijnë rrallë”, ka deklaruar ai.
Krahas kësaj, Kurti ka thënë se marrëveshja që është dakorduar të mërkurën përmbante dyfishin e tekstit që i ishte prezantuar të hënën.