Sulmuesi nga Kosova, Xherdan Shaqiri ka bërë asistimin e parë me Përfaqësuesen e Zvicrës në kuadër të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Kombëtarja e Zvicrës ka kaluar në epërsi me rezultat 1:0 me golin e Breel Embolos në minutënn e 48’, pas asistimit të yllit nga Kosova, Xherdan Shaqiri.
Gola u shënua nga Breel Embolo, i cili meqë ka lindur në Kamerun, refuzoi të festonte hapjen e rezultatit kundër tyre për Zvicrën.
Shaqiri depërtoi nga e djathta dhe posa u afrua në fundore afër zonës, vendosi të asistojë me të djathtën duke e gjetur saktë Embolon për golin e parë.
Sipas analizimit nga Opta, Shaqiri ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në gjysmën e 24 golave të Zvicrës në katër paraqitjet e fundit në turnetë e mëdha (EUROS + Kupa e Botës), duke shënuar tetë gola dhe duke asistuar katër të tjerë.
Nga paraqitja e tij në vitet (2010, 2014, 2018 dhe 2022), Shaqiri është bërë lojtari i dytë zviceran që bën paraqitje në katër Botërorë të ndryshëm pas Valon Behramit (2006, 2010, 2014 dhe 2018).
Ndeshja ishte tejet e baraspeshuar përgjithësisht, por Kameruni kishte rastet më të rrezikshme.
Përfaqësuesja afrikane pati dy tentime në portë. Kjo është ndeshja e parë e Grupit G, aty ku bëjnë pjesë edhe Brazili e Serbia.