Trafiku Urban në Prishtinë, ka njoftuar se pas datës 26 nëntor, kur edhe do të mbyllet rruga “Xhorxh Bush”, do të ndryshohet orari i qarkullimit të autobusëve.
Të mërkurën e 23 nëntorit, komuna e Prishtinë, ka njoftuar se rruga “Xhorxh Bush” do të mbyllet nga data 26 nëntor deri më 8 janar të vitit 2023, për shkak të planifikimit të organizimit të aktiviteteve të ndryshme për festat e fundvitit.
Linja Nr.1
Rrjedhja e qarkullimit të linjës nga drejtimi FushëKosovë-Prishtinë dhe anasjelltas do të realizohet përmes rrugës “Robert Doll” në drejtim të rrugës “Luan Haradinaj” për në pikën e fundit te Fakulteti Teknik.
Linja Nr. 1A
Ndryshimi i linjës 1A në shkuarje dhe ardhje do të vazhdojë në rrugën “Bulevardi Bill Clinton” për në drejtim të “Bulevardit Dëshmorët e Kombit” dhe përfundon në stacionin e autobusëve.
Linja Nr. 3
Ndryshimi i linjës nga drejtimi Bardhosh – Mat dhe anasjelltas do të realizohet përmes rrugës “Robert Doll” në drejtim të rrugës “Luan Haradinaj” për në stacionet e fundit.
Linja Nr. 4
Ndryshimi i linjës nga drejtimi Matiqan – Gërmi dhe anasjelltas do të realizohet përmes rrugës “Robert Doll” në drejtim të rrugës “Luan Haradinaj” për në stacionet e fundit.
Linja Nr. 7C
Ndryshimi i linjës 7C nga rruga “Bulevardi Dëshmorët e Kombit”, linja vazhdon në rrugën “Bulevardi Bill Clinton” në drejtim të pikës së fundit në lagjen Kalabria.