Në seancën e sotme, Qeveria e Maqedonisë së Veriut me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI), ka miratuar masën për heqjen e çertifikatave të vaksinimit për hyrje në Maqedoni.
”Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për të shfuqizuar detyrimin e posedimit të çertifikatës së vaksinimit, çertifikatës për Covid 19 të kaluar, testet negative PCR dhe antigjen për të gjithë qytetarët vendas dhe të huaj gjatë hyrjes në vend”, kanë thënë nga Qeveria.
Gjithashtu,bashkë me këtë vendim është shfuqizuar edhe masa e izolimit shtëpiak me shpenzim personal, në kohëzgjatjen prej shtatë ditëve për hyrje në shtet pa dokumentet e laartpërmendura.
Ndërsa, zëdhënësi i KSI-së, Zllate Mehmedovi, tha se do të vazhdojnë të lehtësojnë masat me kujdes, pa e përkeqësuar situatën epidemiologjike me COVID-19.
Heqjen e çertifikatës e ka propozuar KSI, për lehtësimin e tejkalimit në kufijtë e Maqedonisë.