Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me Zotëriun e Parë, Prindon Sadriu, gjatë së enjte ishin të ftuar për të festuar Ditën e Falënderimeve.
Ajo tha se populli i Kosovës është falënderues për shërbimin fisnik dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Sot, krahas ushtarëve amerikanë dhe miqve të shumtë të Kosovës, bashkë me Prindonin ishim të ftuar të festojmë Ditën e Falënderimeve. Populli i Kosovës është falënderues për shërbimin fisnik dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të aleatëve tanë amerikanë që kanë shërbyer në vendin tonë dhe përkrah nesh përgjatë dekadave të fundit”, ka shkruar Osmani.
Ajo theksoi se miqësia e Kosvës me ShBA-të ësht ëmë e fortë se kurrë.