Diplomati nga Amerika, Wolfgang Ischinger, ka thënë se propozimi i “Trojkës” i vitit 2007, është i njëjtë me propozimin e tanishëm të quajtur si “franko-gjerman”.
Propozimi i 2007-tës, sipas Ischinger-it, kishte dështuar për shkak të ministrit të tanishëm të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
“Është kënaqësi që ideja bazë e propozimit tonë të Trojkës nga viti 2007 po diskutohet në një formë të re si nismë gjermano-franceze për çështjen e Kosovës. Ajo rrjedh nga kontrata bazë e shkëlqyer Dt-Dt e Egon Bahr nga viti 1972 dhe dështoi në fund të nëntorit 2007 për shkak të një personi – Sergej Lavrov!”, ka shkruar ai në rrjete sociale.
Ischinger në të kaluarën ka qenë pejsë e negociatave të Vjenës.