Autoritetet ruse thonë se një person i armatosur të enjten hapi zjarr në një qytet jugor duke plagosur për vdekje tre persona dhe më pas edhe veten.
Dhuna ndodhi në qytetin Krymsk në rajonin Krasnodar, rreth 1200 kilometra (750 milje) në jug të Moskës.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Tass Alexander Runov, një zëdhënës i ministrisë së brendshme rajonale, tha se personi i armatosur qëlloi dy punonjës në një qendër mjekësore lokale dhe më pas doli jashtë, duke qëlluar mbi kalimtarët dhe duke vrarë një prej tyre. Po ashtu, një person tjetër ka mbetur i plagosur.
Runov u citua të ketë thënë se pas të shtënave mund të qëndronin tensionet mbi divorcin e të armatosurit.