Veturat me këto targa nga kjo e enjte pritej të gjobiteshin pasi Qeveria e vendit i konsideron ilegale.
Por, ato po hynë e po dalin lirshëm në pikën kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë për shkak të marrëveshjes së orëve të vona që u arrit të mërkurën në Bruksel.
Ndërkohë, ata që po hynë në shtetin kosovar po përkujdesën t’i vendosin letrat ngjitëse.
Pak më poshtë këto vetura takohen edhe më patrulla sigurie.
Të parët që i hasin janë ato të KFOR-it amerikan të cilët e kanë të qartë pamjen e kufirit.
E gati në dalje të Jarinjës janë Njësia Speciale e Policisë së Kosovës që vëzhgon situatën, duke u siguruar të mos iu ik asgjë as nga ajri.
E ata që përfunduan orarin edhe po zëvendësohen nga trupa të tjerë.
“Pavarësisht gjendjes së qetë afër kufirit të pikës kufitarë në Jarinjë, patrullat e sigurisë nuk po mungojnë”.
Situata është e qetë edhe në brendësi të komunës së Leposaviqit.
Qytetarët po merren me punët e tyre e hezitimi për të folur para kamerës nuk mungon.
Por, të tjerë qytetarë serb në Mitrovicën Veriore kishin më shumë vullnet të flisnin pas marrëveshjes së arritur.
“Unë vlerësoj se kjo është një fitore e Serbisë. Veprimet e fundit të gjitha janë të mira për Serbinë”.
Ka të tillë që nuk duan të ia dinë për marrëveshjen.
“Nuk kam çfarë të shtoj për marrëveshjen por e di që Kosova është Serbi. Pavarësisht kësaj ne kalojmë mirë më fqinjët tanë shqiptar. Kaq di të them”.
Pas dështimit paraprak gjatë javës, Kosova dhe Serbia më në fund u pajtuan për një dakordim sa i përket targave me akronime të qyteteve të Kosovës që lëshohen nga autoritetet e Serbisë.