Burimet e Dukagjinit marrin vesh qe zv. Ministri i arsimit, Dukagjin Pupovci ka dhënë dorëheqje për shkak te arsyeve shëndetësore.
Sipas burimeve dorëheqja e Pupovci-t ishte paralajmëruar prej kohësh. Dukagjin Pupovci është ekspert i arsimit derisa në pozitën e zëvendësministrit ishte emëruar në Qeverinë Kurti-2.
Pupovci është profesor universitar dhe ekspert i arsimit tashmë e disa vite. Ai shkollën fillore dhe atë të mesme i mbaroi në Prishtinë.
Studimet e matematikës i përfundoi në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore (FSHMN) të Universitetit të Prishtinës, kurse studimet pasuniversitare të magjistraturës në fushën e matematikës aplikative i përfundoi në Universitetin e Zagrebit, duke mbrojtur temën e magjistraturës me titull “Konvergjenca e metodave paralele për reduktimin e normës”.
Disertacionin e doktoratës me titull “Paralelizimi i disa metodave të tipit të Jakobit për zgjidhjen e problemit të vlerave vetjake” e mbrojti në FSHMN të Universitetit të Prishtinës.