I ftuar në emisionin “Dueli Botëror”, në RTV Dukagjini, trajneri i njohur Ismet Munishi nuk ka kursyer lëvdatat për kombëtaren e Zvicrës.
Ai tha se “Zvicra ishte më racionale ndaj Kamerunit. Xhaka ishte fantasik dhe lider në mesfushë”.
Por, Munishi nuk mendon se grupi i helvektikëve do jetë i lehtë.
Ai tha se “grupi është i vështirë, por përvoja e Zvicrës do të luaj rol të madh. Zvicra ka gjasa që do të kualifikohet tutje së bashku me Brazilin”.
Kjo është vetëm nata e gjashtë e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.
Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.