Pronari i ri i Twitter, Elon Musk ka thënë të enjten se do të jep ‘amnisti’ për llogaritë e pezulluara nga java e ardhshme.
Një vendim i tillë erdhi pas Musk filloi një sondazh të mërkurën duke pyetur përdoruesit e Twitter nëse llogaritë që “nuk kanë shkelur ligjin ose janë përfshirë ne spam skandaloze” duhet të kthehen në platformën e mediave sociale.
Disa llogari edhe janë rikthyer nga Musk. Është fjala për llogarinë e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.
Musk nuk ka dhënë detaje se si do të kryhet procesi i amnistisë, shkruan BBC.
Por është bërë e ditur se më shumë se 3.1 milionë përdorues të Twitter iu janë përgjigjur sondazhit të Musk, që 72.4% kanë votuar për “Po”.
“Njerëzit kanë folur. Amnistia fillon javën e ardhshme”, shkroi Musk, i cili ka 118.7 milionë ndjekës në këtë platformë.
Pronari i ri i Twitter-it, Elon Musk, ka thënë se llogaria e Donald Trump është rikthyer pas një sondazhi në të cilin përdoruesit e mbështetën ngushtë masën.
“Njerëzit kanë folur”, shkroi Musk në Twitter, duke thënë se 51.8% e më shumë se 15 milionë përdoruesve të Twitter votuan për heqjen e ndalimit.
Por ish-presidenti amerikan mund të mos kthehet në platformë, duke thënë më herët “Unë nuk shoh ndonjë arsye për këtë”.
Llogaria e tij u pezullua në vitin 2021 për shkak të rrezikut të nxitjes së dhunës.