Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Spanjë të premten e 25 nëntorit.
Një gjë e tillë u bë e ditur nga Zyra e Kryeministrisë së Kosovës.
Gjersa, në njoftimin e Zyres së Kryeministrit të Kosovës, tregohet se Kurti do të marrë pjesë në Kongresin e Internacionales Socialiste, që mbahet në Madrid.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Spanjë. Merr pjesë në Kongresin e Internacionales Socialiste, që mbahet në Madrid”, thuhet në njoftimin e Zyres së Kryeministrisë.
Ndryshe, Spanja është një ndër pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur shtetin e Kosovës.
Madje propozimi i Presidencës Çeke të BE-së, që 1 dhjetori të jetë data e fundit që kosovarëve i duhet një vizë për të udhëtuar në Evropë, nuk u përkrah nga Spanja.
Përveç Spanjës, edhe Sllovakia e disa shtete të tjera nuk e përkrahën propozimin çek, që Kosovës t’i hiqen vizat më 1 dhjetor.