Lirimi i tri infermiereve nga paraburgimi, reagon avokati i familjes së të moshuarës

Pas vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës për lirimin e tri infermiereve nga paraburgimi në rastin e sulmit fizik ndaj të moshuarës në Pejë, ka reaguar avokati i familjes të së moshuarës duke thënë "Me ditën e sotme besimi në drejtësi për këtë rast u shua"

Tri infermieret e dyshuara për sulmin fizik ndaj të moshuarës në Pejë





Avokati i familjes të së moshuarës, e cila është sulmuar fizikisht nga infermieret, të premten e 25 nëntorit ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme për lirimin nga paraburgimi të tri të dyshuarave.

Meshari-Selimaj për KosovaPress ka deklaruar se lirimi nga paraburgimi i infermiereve tregon tendencat për trajtimin e mëtutjeshëm të rastit.

“Vendimi i Gjykatës Supreme për lirimin nga paraburgimi të të pandehurave në këtë fazë të procedurës, ku akoma nuk ka përfunduar procedura hetimore dhe akoma ekziston rreziku i madh që të ndikohet në ndryshimin dhe asgjësimin e provave, është tregues i qartë se cilat janë tendencat për trajtimin e mëtutjeshëm të këtij rasti, relativizimi i tij, dhe në fund lirimi nga aktakuza apo shqiptimi i ndonjë dënimi me gjobë. Me ditën e sotme besimi në drejtësi për këtë rast u shua”, deklaroi Selimaj.

Gjykata Supreme e Kosovës ka liruar nga paraburgimi tri infermieret me inicialet A. P.,  A.R., si dhe R. (A.) K., në rastin e sulmit fizik ndaj të moshuarës në Pejë.

Avokati, Veton Berisha i angazhuar për mbrojtjen e të pandehurës, Aurona Pelaj, ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini se të tria janë liruar nga paraburgimi.

“Të tria janë liruar nga paraburgimi. Vendimi është marrë nga Gjykata Supreme dhe arsyetimet e vendimit janë aty”, ka deklaruar Berisha.

“Me pranimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të të pandehurës A. R., e sipas detyrës zyrtare edhe për të pandehurat A. P. e R. K., ndryshohen aktvendimi i Gjykatës Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm DP. PP. nr. 336 /2022 të datës 03.11.2022 dhe aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës – Departamenti i Përgjithshëm PN1DP. nr. 1561 /2022 të datës 11.11.2022, ashtu që të pandehurave iu ndërpritet masa e paraburgimit dhe të njëjtat lëshohen menjëherë për t’u mbrojtur në liri”, thuhet në njoftimin e aktgjykimit të Gjykatës Supreme.

Sipas vendimit të Gjykatës Supreme të pandehurat nuk mund të ndikojnë në asgjësimin dhe ndryshimin e provave dhe as nuk mund të ndikojnë tek e dëmtuara apo dëshmitarët me çka edhe është aprovuar kërkesa e mbrojtësve të të pandehurave.

“Kjo gjykatë konsideron se nuk qëndron baza ligjore e parashikuar me dispozitat e nenit 187 par.1 nënpar.1.1 e 1.2 pika 1.2.2 të KPPK, sepse siç rezulton nga shkresat e lëndës nuk ka arsye për të besuar se të pandehurat do të asgjësojnë, fshehin apo ndryshojnë provat e veprës penale, nuk qëndron fakti se të pandehura do të mund të ndikojnë tek e dëmtuara apo dëshmitarët, sepse provat gjegjësisht deklaratat e tyre ekzistojnë në shkresat e lëndës” thuhet në vendim.

Incidenti për të moshuarën u bë i njohur pas publikimit të një videoje.

Kjo tregonte të moshuarën gjersa keqtrajtohej nga një infermiere, e që veprimet e kësaj të fundit përqesheshin nga dy të tjera që regjistronin videon dhe nuk parandalonin keqtrajtimin në fjalë.

Tri infermiereve të dyshuara të përfshira në këtë rast, Aurona Pelaj, Altina Rexhepi, dhe Remzije Kuqi – Gashi, u ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh më 2 nëntor nga Gjykata e Pejës.

Edhe Oda e Infermierëve të Kosovës të njëjtave ua ka marrë licencën.

Ndërsa, Shtëpia për të Moshuar “Orenda” në Pejë, ku ka ndodhur ngjarja, është mbyllur zyrtarisht nga institucionet.

Lirohen nga paraburgimi tri infermieret e dyshuara për sulmin ndaj të moshuarës në Pejë





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika