Kryetari i Partisë Social Demokrate (PSD), Dardan Molliqaj ka thënë se Gjykata Speciale si strukturë është e mundur vetëm në boshllëkun që krijohet nga mungesa e shtetit.
Ky reagim i tij vjen pas njoftimit të Zyrave të Specializuara të Kosovës se avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson në një parashtrim të dorëzuar në Gjykatën Speciale, ka dorëzuar pretendime se një person i Shërbimit Sekret Serb ka bashkëpunuar me Prokurorinë e Specializuar dhe ka ofruar dëshmi të rrejshme kundër Hashim Thaçit e Kadri Veselit.
“Kosova e “shlirë” nuk e mbron UÇK-në. Nuk e mbron edhe kur të drejtat e njeriut shkelen. Është mjaftuar, e shijon lirinë. Kështu është historiku i saj. Por, politika nuk e duron boshllëkun. Ai do të mbushet, materiali do të gjendet”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.
Molliqaj ka thënë se janë këto vërejtje për Gjykatën kanë qenë që nga fillimi teksa ka kritikuar qeverinë se po i lufton gjykatat vendore, gjersa ka shtuar se “Qeveria nuk lë gur pa lëvizur duke i luftuar gjykatat këtu. Kur jemi te Specialja, na e ruan pavarësinë e gjyqësorit”.
Dëshmitari në Speciale kundër Thaçit e Veselit, bashkëpunoi me Shërbimin Sekret Serb