Elezi: KQZ ka pranuar gjashtë aplikime nga subjekte politike

Valmir Elezi nga KQZ ka thënë se gjatë procesit të çertifikimit të kandidatëve për zgjedhjet në veri, KQZ do të bashkëpunojë dhe me institucione të ndryshme me qëllim të verifikimit të kandidatëve

Valmir Elezi nga KQZ





Valmir Elezi nga KQZ, i ftuar në emisionin FIVE në RTV Dukagjini ka thënë se afati për aplikimin rreth çertifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e 29 nëntorit është përmbyllur këtë të premte në orën 16:00.

“Duke filluar nga 15 nëntori deri më tani 25 nëntor KQZ ka pranuar gjashtë aplikime nga subjekte politike, të cilat kanë dorëzuar edhe emrat e aplikantëve që duan të marrin pjesë në zgjedhjë”, ka thënë Elezi.

Elezi nga KQZ ka theksuar së sipas listës, subjektet politike që kanë aplikuar janë: iniciativa qytetare “Mitrovica”, e cila ka aplikuar për çertifikimin me kandidatin e saj për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Partia Demokratike e Kosovës(PDK) që ka dorëzuar emrat e katër kandidatëve për t’u çertifikuar për zgjedhjet në katër komunat veriore.

Valmir Elezi, mes tjerash theksoi se Lëvizja Vëtëvendosje ka dorëzuar aplikimin e katër kandidatëve për t’u çertifikuar për zgjedhjet në veri të Mitrovicës.

Elezi ka potencuar se numri i përgjithshëm i kandidatëve është 12, ai shtoi tutje se sipas procedurave, KQZ do të bashkëpunojë dhe me institucione të ndryshme me qëllim të verifikimit të kandidatëve nëse janë në përputhje me nenin 29 të ligjit për zgjedhje të përgjithshme.

“Dëri më 28 nëntor do të bëhet çertifikimi i kandidatëve”, ka përfunduar Valmir Elezi nga KQZ.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika