Nënkryetarja Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka treguar momentet jo të lehta kur është përballur me përfaqësuesit serbë në Këshillin të Sigurimit në OKB.
Ajo në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini ka treguar kur ministri i tanishëm i Punëve të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i është vërsulur nga mbrapa dhe e ka ofenduar.
“Çdo përballje ka qenë jo e lehtë, një herë më është sjell çertifikata e lindjes nga diplomatët serbë… njëherë Daçiq, më është vërsul prapa më ofendime”, ka treguar Çitaku.
Ajo tha se ka qenë nder për të që ta përfaqësoj Kosovën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në OKB.
“Ka qenë nderi i jetës sime që më është besuar përfaqësimi i Kosovës në ShBA edhe në OKB, nëse dikush kish mi thanë Vlorës në shkollë të mesme që një ditë do të kesh vendin këtu mu kish duk një ëndërr shumë e madhe”, ka shtuar ajo.