Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, të premten e 25 nëntorit.
Në komunikatën për media, thuhet se në takimin mes kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca dhe ministres Olta Xhaçka është diskutuar për zhvillimet aktuale politike, për thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e aktiviteteve ndërinstitucionale për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si dhe për agresionin rus në Ukrainë.
“Kryetari Konjufca e uroi ministren Xhaçka për festat e nëntorit”, thuhet në komunikatën për media.
Tutje thuhet se ministrja Xhaçka ka falënderuar kryeparlamentarin Konjufca për pritjen, duke premtuar mbështetje për integrimin euro-atlantik të Kosovës.