Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se “festa e 28 nëntorit është dhe do të mbetet gjthmonë festa më e madhe kombëtare e gjithë shqiptarëve”.
Ministri Mehaj ka shtuar se për nder të 110-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë kanë festuar dhe uruar festat e nëntorit.
“Fillimisht me Trupat e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqiperisë që janë duke shërbyer në kuadër të KFOR-it, pastaj në organizimin nga ambasada e Shqipërisë në Kosovë, festuam dhe uruam 110 vjetorin e pavarësisë”, ka shkruar ministri Mehaj.
Tutje Mehaj ka theksuar se bashkëpunimi dhe koordinimi me Shqipërinë “është i natyrshëm, nënkuptueshëm dhe i pashkëputshëm, jemi të pandarë sepse jemi një, jemi një sepse jemi të pandarë”.