Është problem serioz që Qeveria po tenton të kontrollojë gjithçka ka thënë Molliqaj në “Debat Plus në RTV Dukagjini.
Ai tutje gjatë këtij debati ka deklaruar se është e qartë që pushteti ka me bërë çmos që në çdo moment me kontrollua agjendën e secilës pjesë të shoqërisë.
“Nuk është problem nëse pozita ja voton apo jo komisionin hetimor opozitës. Problem është se pozita i tregon opozitës pse nuk duhet të ketë komision në këtë kohë dhe ata duhet të merren me diçka tjetër”, ka thënë Molliqaj.
Pushteti po dëshiron që opozita ta “përshtat” agjendën e saj sipas kërkesave dhe nevojave të pozitës, madje këtë po e kërkon në emër të luftës në Ukrainë.
Sa i përket presidentes, drejtuesi i PSD-së ka akuzuar LDK-në që i ka mundësuar Vetëvendosjes që ta bëjë Vjosa Osmanin presidente.
Ndërsa sa i përket Qeverisë, ai ka thënë se ajo është e papërgjegjshme, sidomos ministrat e punëve të Jashtme dhe të Brendshme, të cilët janë edhe skandaloz me deklarata.
“Ministri i Punëve të Brendshme dhe kryepolici dalin dhe thonë: ‘kemi pasur sulm terrorist’. Ky është mashtrimi më i madh që mund të bëhet’’, është shprehur ai.