Me shënimin e 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë, do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në Tiranë, përkatësisht në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
Në një përgjigje për Portalin Dukagjini, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka thënë se mbledhja në Kuvendin e Shqipërisë paraqet një simbolikë për të treguar se të dyja vendet kanë qëllime të përbashkëta në interes të kombit.
“Do jemi të parashikuar për tu mbledhur dy kuvendet ai i Shqipërisë dhe i Kosovës ku agjenda në ora 10:00 do të hapet nga dy kryesuesit e Kuvendeve të Shqipërisë dhe të Kosovës nga Lindita Nikolla dhe Glauk Konjufca. Pastaj do të përshëndeten edhe dy kryeministrat dhe grupet paralamentare të dy kuvendeve janë paraparë të mbajnë nga një fjalim. Kjo është një simbolikë për të treguar që ne jemi bashkë, kemi qëllime të përbashkëta në interes të kombit, pavarësisht se jemi dy shtete të ndara”, ka thënë Minxhozi.
Në prag të këtij përvjetori, Minxhozi ka theksuar përmendjen e një aktiviteti që nuk është bërë deri më tani e që është edhe java e kulturës e Kosovës.
“Në Tiranë po zhvillohet edhe java e kulturës e Kosovës, që ka aktivitete të ndryshme brenda një jave në kryeqytetin e Shqipërisë që është një risi krejt e veçantë që për herë të parë po organizohet një gjë e tillë. Festat janë kudo, janë në Prishtinë, në Tiranë, në Vlorë, në Shkodër, në Prizren e kudo. Është një atmosferë gjithëpërfshirëse dhe gjithë shqiptarët kudo që ndodhen edhe në Mal të Zi edhe në Shkup”, ka thënë ai.
Intesiteti i punës së shtuar në mes dy vendeve, sipas Minxhozit, paraqet aspekte pozitive në fushën e bashkëpunimit. Krahas kësaj, ai ka theksuar se duhet të ketë disa ndryshime ligjore në Kosovë dhe në Shqipëri.
“Problemi është që kjo po bëhet për herë të parë, kjo që ndodhi mes dy parlamenteve. Sivjet mes Kuvendit të Shqipërisë dhe të Kosovës ka pasur shkëmbime delegacionesh më shumë se çdo herë tjetër , dmth komisionet e veçanta nga Kuvendi i Shqipërisë dhe ai nga Kuvendi i Kosovës kanë ardhur dhe kanë bërë të gjitha punët te njëri-tjetri. Dhe kjo ka vënë aspekte pozitive jo veç në aspketin e njohjes së njëri-tjetrit por ka bërë që të shikohet problematika se çfarë duhet të rregullojmë për të ecur më përpara, sepse për të pasur një bashkëpunim sa më të ngushtë sidomos në fushën e ekonomisë është tepër e rëndësishme si të kemi disa ndryshime ligjore si në Kosovë dhe në Shqipëri, në mënyrë që gjithë qëllimet që kemi në nder të qeverive të vërtetohen. Dëshira është diçka tjera, por ana ligjore ka rëndësi kruciale për ti realizuar ato që duam”, ka thënë Minxhozi.
Një lajm të tillë e ka bërë të ditur Kuvendi i Republikës së Kosovës i cili krahas kësaj, ka njoftuar se deputetëve të pranishëm do të iu adresohet kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe jo vetëm.
Portali Dukagjini ka kontaktuar edhe me Shefin e Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Ilir Kërçeli për të kuptuar se çfarë do të përfshijë agjenda e nesërme.
“Jo nuk ka ndonjë marreveshje specifike, është seancë solemne për nder të 110-vjetorit të Pavarsisë së Shqiperisë”, ka deklaruar Kërçeli.
19 marrëveshjet që u nënshkruan në mbledhjen e Qeverive Kosovë-Shqipëri
Më 20 qershor, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u prit nga Garda e Sigurisë së Kosovës, në Prishtinë. Ishte po e njëjta datë kur Kryeministri Rama paralajmëroi Kuvendin e përbashkët në mes dy qeverive.
Pas takimit të tetë të përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, janë nënshkruar 19 marrëveshje.
2-3. LËVIZJA E LIRË: Drejt lehtësimit të plotë të lëvizjes së lirë mes dy shteteve.
- GJENDJA CIVILE: Lajmërimi në kohë reale midis dy shteteve për ndryshimeve të gjendjeve civile.
- DOGANAT: Studim drejt realizimit të sistemit të përbashkët doganor mes dy shteteve.
- SIGURIMET SHOQËRORE: Drejt përbashkimit të tregjeve të sigurimeve shoqërore të të dy shteteve.
7-8. ENERGJI: Drejt rritjes së sigurisë dhe diversifikimit të furnizimit (zhvillimi i terminalit për LNG/gaz të lëngshëm në Vlorë).
9-10. BUJQËSI: Drejt rritjes së shkëmbimit, sasisë dhe cilësisë së produkteve bujqësore, qasjes në financa të BE-se, si dhe ndërtimit të sistemit të përbashkët të informacioneve/statistikave të të dy shteteve.
- INFRASTRUKTURË RRUGORE: Studim për përmirësimin e rrugëve ndërkufitare.
- TRANSPORT: Studim fizibiliteti për >> NDËRTIMIN E LINJËS HEKURUDHORE DURRËS – PRISHTINË <<, projekt që do të vendosë Kosovën dhe Shqipërinë në hartën e korridoreve të rëndësishme ndërkombëtare për transport të njerëzve dhe mallrave.
13-14. SHËNDETËSI: Shkëmbimi i ekspertizës dhe shërbimeve në mjekësi, si dhe unifikim i protokolleve për barna dhe pajisje mjekësore midis dy shteteve (shkëmbim i barnave të rralla).
- TURIZËM: Platformë e përbashkët digjitale për promovim të turizmit të të dy shteteve.
- 16.RINIA: Shkëmbim i përvojave rreth zhvillimit të politikave dhe aktiviteteve për të rinjtë.
- MBROJTA: Intensifikim I bashkëpunimit dhe konsolidimit të përpjekjeve në fushën e kërkim-shpëtimit malor dhe ujërave territoriale.
- DREJTËSI: Drejt njohjes së barabartë të provimit të jurispodencës dhe lejimit të ushtrimit të profesionit të avokaturës në të dy shtetet.
- ENCIKLOPEDI E PËRBASHKËT: Drejt paraqitjes së fakteve të kombit tonë në një publikim të vetëm dinjitoz.Kryeministri Kurti kishte deklaruar se tregtia brenda pesë vjetëve të fundit mes dy shteteve është shumëfishuar, si rezultat i së cilës, “Ne importojmë dhe eksportojmë si asnjëherë më parë”.Marrëveshja më e rëndësishme, sipas Kurtit, do të jetë realizimi i hekurudhës Durrës-Prishtinë, e cila do të lidhë dy vendet dhe, njëherësh, do të shënojë rritje në ekonomi dhe lëvizshmëri.
- Agjenda e Qeverisë së Kosovës për 28 nëntorin
Është Qeveria e Kosovës ajo e cila ka bërë publike agjendën e dates 28 nëntor.
Të hënën, më 28 nëntor në ora 09:00 do të ketë homazhe te busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, ndërkaq në ora 10:00 homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz.
Ndërkaq, duke filluar nga ora 12:00 e deri në 14:00, në sheshin e Prishtinës do të jetë togu ceremonial i FSK-së.
Po të hënën, më 28 nëntor në ora 17:00 në Muzeun Kombëtar të Kosovës do të ketë ceremoni dhe performancë për rivitalizimin praktik të folklorit muzikor në Kosovë.
Në orën 19:00 pritje e kryeministrit Albin Kurti në mensën “Ramiz Sadiku”.
Më 30 nëntor, në ora 11:00 homazhe te varri i Hasan Prishtinës në Kukës, ndërkaq aktivitetet do të përmbyllen me ndeshje futbolli mes ushtarëve të Kosovës dhe Shqipërisë nga ora 12:00 -13:00 në Kukës.