Një muaj paraburgim për personin që dyshohet se vrau me sëpatë bashkëshorten e tij në Prishtinë

Këtë të shtunë Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ia ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit me inicialet I.G., i cili dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij me sëpatë

Ilustrim





Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ia ka caktuar një muaj paraburgim ndaj të pandehurit me inicialet I.G., i cili dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij me sëpatë, të premten e 25 nëntorit.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka thënë se i pandehuri dyshohet për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Në komunikatën pӕr media thuhet se “Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit I.G e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”.

Tutje nga njoftimi i gjykatës thuhet se bëhet e ditur se me rastin e caktimit të paraburgimit, “Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale si dhe pasojës së rëndë të shkaktuar me këtë vepër penale marr parasysh se me dashje dhe në mënyrë mizore I.G e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G”.

Të premten e 25 nëntorit, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë më shumë detaje rreth kësaj ngjarje.

Në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë thuhet se “Sot, rreth orës 04:40, në Stacionin Policor Qendra, është paraqitur personi i lartcekur, i cili dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G. (1959), me një mjet të mprehtë (sëpatë), në shtëpinë e tyre, në Rr. “Mark Isaku” në Prishtinë”.

“Prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, bashkë me njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë ndërmarrë veprimet hetimore, si dhe në vendin e ngjarjes është sekuestruar sëpata me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale, ndërsa me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion trupi i pajetë”, thuhet tutje në njoftim.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika