Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën e 26 nëntorit, rreth orës 12:00 në Prizren është gjendur personi i raportuar si i “zhdukur”.
“Me datë 26 nëntor 2022, rreth orës 12:00, si rezultat i përpjekjeve te pandërprera te hetueseve policor, pas ndërmarrjes se veprimeve te duhura hetimore dhe pas publikimit te fotografisë ne rrjetet sociale, është arrite qe te kontaktohet viktima e rastit Dorentina ( Vllaznim ) Gashi – Spahiu , e lindur në vitin 1997, e cila ka qenë e raportuar nga familjarët e saj si “Person i Zhdukur“ qe nga data 09.11.2022”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Tutje në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se Dorentina Gashi – Spahiu, ka qenë e shoqëruar nga një person i gjinisë mashkullore me te cilin bashkëjeton qe nga data e largimit te saj nga shtëpia e bashkëshortit.
“E njëjta është intervistuar nga ana e hetueseve policor prej ku mësohet se ajo te gjitha veprimet i ka bërë me vetë dëshirë, nuk eshtë Kanosur as Detyruar nga askush”, vijon njoftimi.
Policia e Kosovës ka theksuar se në lidhje me rastin është njoftuar edhe punëtori i Qendrës për Pune Sociale, i cili ka kontaktuar me Dorentina Gashi – Spahiu lidhur me faktin se ajo me datë nëntë nëntor në momentin e largimit të saj nga shtëpia e bashkëshortit, e ka lënë të braktisur vajzën e saj njëvjeçare.
Mes tjerash njoftohet se te gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me rastin janë bërë në koordinim me Prokurorin e Shtetit.