Osmani: Bashkëpunimi dhe koordinimi me Shqipërinë është prioriteti ynë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në takim me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka kanë diskutuar rreth mbështetjes së ndërsjellë dhe përgjigjes së përbashkët ndaj sfidave të sigurisë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka ka reaguar me një postim.

Presidentja Osmani ka thënë se bashkëpunimi dhe koordinimi me Shqipërinë është prioritet i tyre.

Tutje thuhet se në takimin mes presidentes Osmani dhe presidentes Xhaçka është diskutuar rreth rëndësisë së forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, mbështetjes së ndërsjellë dhe përgjigjes së përbashkët ndaj sfidave të sigurisë.

Presidentja Osmani e ka cilësuar si “takim përmbajtësor” takimin me ministren Xhaçka.

Bashkëpunimi dhe koordinimi me Shqipërinë është prioritet i yni. Në një takim përmbajtësor me ministren @xhacka_olta diskutuam rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mbështetjes së ndërsjellë dhe përgjigjes së përbashkët ndaj sfidave të sigurisë”, ka shkruar Osmani në Twitter.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika