Haxhiu: Në mbledhjen e përbashkët të votohet për bashkimin e vendeve, është amaneti i dëshmorëve

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, e cila do të mbahet të dielën e 27 nëntorit të votohet "për bashkim në Konfederatën e Shteteve Shqiptare, të Shqipërisë dhe Kosovës"

Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së





Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar me rastin e mbledhjes së përbashkët të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe të Kosovës, e cila do të mbahet të dielën e 27 nëntorit.

Haxhiu ka thënë në këtë mbledhje duhet të korrigjohet padrejtësia historike dhe të votohet për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës në Konfederatën e Shtetit Shqiptar.

“Pasi që Kosova ka shënuar 14 vite shtet sovran dhe i pavarur, është koha që në këtë 110 vjetor të Pavarsisë së Shqiperisë, NE të zgjedhurit e popullit të Kosovës dhe Shqipërisë te votojmë: Për bashkim në Konfederatën e Shteteve Shqiptare, të Shqipërisë dhe Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.

Deputeti i PDK-së ka shtuar se në këtë mbledhje të votohet “të bashkohemi në një Shtet, me një Qeveri, me një Senat, me dy kongrese Kosovë e Shqipëri”.

“Jemi të zgjedhurit e popullit të Kosovës dhe Shqipërisë, është koha për vendime të rëndësishme për kombin tonë për të ruajtur identitetin shqiptar dhe për të qenë aty ku e kemi vendin bashkë në Bashkimin Europian”, ka theksuar deputeti Haxhiu.

Sipas Haxhiut, “tani duhet guxim dhe veprim për vendime përmbajtësore dhe vizionare për kombin tonë. Kjo eshte e mundur, kjo eshte rruga e bashkimit Kombëtar në Konfederatën Shqiptare”.

“Si përfaqësues i popullit, deputet i zgjedhur në Kuvendin e Kosovës, kërkoj nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikollai dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca që në takimin e nesërm në mbledhjen e deputetëve të Shqipërisë dhe Kosovës në Tiranë të hudhet nëvotim: Për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës në Konfederatën e Shtetit Shqiptar”.

Haxhiu ka potencuar se “kjo është rruga e drejt, ky është amaneti i dëshmorëve të kombit shqiptar ndër shekuj me radhë që kanë rënë në altarin e lirisë, me idealin e bashkimit kombëtar”.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika