Haxhiu dhe Hyseni vizitojnë panairin tradicional të grave në Gjilan

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni kanë vizituar panairin tradicional të grave në Gjilan. Ministrja Haxhiu ka thënë se mbështetja institucionale ndaj ndaj grave nuk duhet asnjëherë të mungojë, dhe se atyre duhet krijuar më shumë kushte për punë dhe zhvilli

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Htyseni





Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni kanë vizituar panairin tradicional të grave në Gjilan.

Në komunikatën për media thuhet se në këtë vizitë Haxhiu e Hyseni janë shoqëruar nga zëvendësministrat Sallahu dhe Osmani.

“Ministrja Haxhiu tha se mbështetja institucionale ndaj ndaj grave nuk duhet asnjëherë të mungojë, dhe se atyre duhet krijuar më shumë kushte për punë dhe zhvillim”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje thuhet se “Gratë afariste janë një rrëfim suksesi në shumë qytete të Kosovës dhe pjesmarrja e tyre në biznes duhet të inkurajohet”.

Mes tjerash njoftohet se gjatë vizitës së sotme në Gjilan ministrja Haxhiu, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, zëvendësministri i Drejtësisë Blerim Sallahu dhe zëvendësministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani kanë zhvilluar disa aktivitete.





Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika