Lionel Messi ka shënuar golin e parë në Katar për Argjentinën kundër Meksikës.
Goli u shënua në minutën e 64-të, dhe tashmë rezultati është 1:0 për Kombëtaren e Argjentinës.
Nëse rezultati do të vazhdoj me fitore për argjentinasit, ata do të renditen në pozitën e dytë të Grupit C, pas Polonisë.
Por, nëse rezultati ndryshon dhe Argjentina nuk arrin fitoren e ndeshjes ndaj Meksikës, atëherë do të jetë e fundit në grup dhe në prag të eliminimit nga Kampionati Botëror.
Në pjesën e dytë, me karton të verdhë u ndëshkua lojtari i Meksikës, Erick Gutierrrez, në minutën e 50-të, pasi u Messi u faullua nga ai.
Po ashtu, mesfushori meksikan, Hector Herrera është ndëshkuar me karton të verdhë në pjesën e dytë të ndeshjes në minutën e 66-të.
Meksika e kishte filluar më mirë ndeshjen me Argjentinën që dukej shqetësuese në 30 minutat e para, pasi kishte bërë pesë ndryshime ndaj skuadrës që humbi kundër Arabisë Saudite.
Argjentinasit në pjesën e parë kanë mbajtur shumë më shumë topin, por deri në 45 minutat e fundit nuk kanë arritur ta godasin rrjetën e Meksikës.
Pra, Kombëtarja e Argjentinës duhet të shmangë humbjen ndaj Meksikës për të mos u bërë skuadra e dytë e eliminuar nga Botërori i këtij viti.
Meksika ka vetëm një pikë, ndërsa, Polonia mposhti 2:0 Arabinë Saudite, dhe tashmë kryeson me katër pikë në Grupin C. Arabia Saudite ka tre pikë dhe zë vendin e tretë në grup para argjentinasve.